Pasdite priten riga lokale shiu

Mbi vendin tonë sot paradite moti do të jetë me diell, kurse pasdite do të jetë me re, vende-vende me reshje të shkurtra të shiut.

Temperatura më e ulët e ditës do të jetë nga shtatë në 13, kurse ajo më e larta nga 23 deri në 26 gradë.

Të dielën do të dominojë kohë me diell, të hënën do të jetë e ndryshueshme, kurse pasdite dhe në mbrëmje me shira lokale dhe bubullima.

Temperatura do të jetë pak mbi vlerat mesatare.