Foto: Kallxo.com Foto: Ilustrim

Pasdite mblidhet kryesia e dorëhequr LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet sot në orën 16:30.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni nga LDK.

“Sot në ora 16:30 jemi të thirrur në mbledhje të Kryesisë së LDK-së”, theksoi Quni.

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK-ja është renditur e treta, nga kjo parti ka dhënë dorëheqje kryetari i saj Isa Mustafa. Gjithashtu edhe Kryesia e partisë është në dorëheqje.

LDK, pritet që të zgjedh një kryetar të ri të përkohshëm deri në mbajtjen e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor pas dy vitesh.