
Foto/ Ramiz Kelmendi- Facebook
Pas zjarrit në ETC në Suharekë reagon Ramiz Kelmendi
Drejtuesi i kompanisë “Elkos Group-ETC”, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas zjarrit që përfshiu njërën nga pikat e kompanisë së tij në Suharekë.
Kelmendi në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar se zjarri kishte nisur nga depoja e ETC-së.
E madje ai e përmendi edhe se në tri raste të tjera ka ndodhur e njëjta gjë.
“Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milion), ku sipërfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror. Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga këto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje”- ka shkruar Kelmendi.
Kelmendi tha se mbetet me shpresën se organet e rendit do të trajtojnë këto raste.
“Si ti përballoi dëmet financiare (e mira nga kjo fatkeqësi është se nuk ka dëme në njerëz, në të punësuarit). Mbetem me shpresë që Organet e rendit dhe sigurisë të merren me këto raste, sepse duhet larguar dyshimet e qëllimta dhe ato të paqëllimta”- ka shkruar i njëjti.
Sipas tij është edhe papërgjegjësia e vëzhgimit.
“Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e Monitorimit vizual qendror me mbikëqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi – (ku shihet qartë në Kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim). Jam në pozitë të vështirë, se si të mos ndodhin më këto raste!”- përfundon Kelmendi reagimin e tij.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2023, ishte regjistruar një zjarr në ETC në Suharekë.
Me 25.03.2023 ishte djegur edhe një pikë e ETC-së në Pejë. Në atë rast tetë persona kishin marrë trajtim mjekësor.
Ramiz Kelmendi deklarohet pas zjarrit në biznesin e tij – Dëmet deri në 35 milionë euro
8 persona dërgohen në spital pas zjarrit në Pejë