Pas zhgënjimit në zgjedhje, Haradinaj ngjitet maleve

Ish kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar pikën më të lartë në Kosovë, një ditë pasi rezultatet e zgjedhjeve e nxorën partinë e tij të katërtën për nga numri i votave me 11.53%.

“Pamje mahnitëse nga Maja e Njeriut!”, ka shkruar Haradinaj.

Maja e Njeriut ose Rudoka e Madhe ka lartësi mbidetare 2658 metra mbi nivelin e detit dhe gjendet në Malet e Sharrit.

Në këtë maje kalon vija kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës.