Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Pas zgjedhjeve, ambasadori amerikan kërkon të luftohet korrupsioni

Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip S. Kosnett pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka thënë se këto rezultate kanë treguar se qytetarët e vendit duan që të përfundojë korrupsioni në Kosovës.

Kosnett përmes një postimi në Twitter u ka bërë pyetje gjitha partive se a do të angazhohen ndaj kësaj cështje.

“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se njerëzit duan të shohin fundin e korrupsionit. A do të ndërmarrin të gjitha partitë – në qeveri dhe opozitë – një veprim vendimtar?”, ka shkruar Kosnett.

 

Sipas mbi 98 për qind të votave të numëruara në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë  200.953, vota apo 25,51%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota, apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402, apo 21.25%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota apo 11,53%. Koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota apo 4.90%.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.