Pas Walker, edhe Kosnett në LDK

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është duke qëndruar në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më herët në LDK është parë duke hyrë edhe ish-ambasadori i OSBS-së, William Walker, i cili ka ardhur në Kosovë me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Nuk dihen ende arsyet e qëndrimit të tyre në selinë e LDK-së.

Kujtojmë se në selinë e LDK-së para ambasadorit Kosnett ka qenë në një takim edhe ish-ambasadori i OSBS-së, William Walker.

Sipas zyrtarit të LDK-së, Haxhi Avdyli në këtë takim Walker ka shprehur dëshirën dhe vullnetin që të informohet për zhvillimet aktuale në vend.

“Ne e informuar për gjithë angazhimin e LDK-së që sa më shpejtë të ndodhë koalicioni, i cili është votuar nga shumica e qytetarëve të Kosovës dhe besojmë shumë se do të ndodhë”, ka thënë Avdyli pas takimit me Walker.

Kurse, sa i përket takimit të Kosnett me zyrtarë të LDK-së ai ka thënë se nuk ka informacione.

Ndërkohë gjatë ditës kreu u LVV-së Albin Kurti i është përgjigjur letrës së presidentit Hashim Thaçi.

Në këtë letër dy faqëshe, Kurti i ka shpjeguar Thaçit se nuk mund t’i bëhet presion për formimin e ekzekutivit të ri kosovar.

Në fund, ai ka njoftuar se negociatat për koalicion me LDK-në janë në fazën e fundit.

“Ne kemi pranuar letrën tuaj të datës 10 janar 2020. Duke dashur të mirëkuptojmë rolin tuaj kushtetues, dua që fillimisht me keqardhje të konstatoj se mesazhi juaj përbën ndërhyrje dhe paragjykim të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues, në këtë rast për subjektin fitues”, ka shkruar Kurti.

“Roli i presidentit duhet parë vetëm në kuadër të pozicionit kushtetues që ka, e jo pozicionimit të tij subjektiv dhe politik”.

Kurti i përgjigjet Thaçit, i thotë se s’mund t’i bëj presione

.