Pas vërshimeve, uji në Malishevë bëhët i papijshëm

Komuna e Malishevës ka njoftuar se pas reshjeve të fundit në vend të shiut dhe borës të cilat shkaktuan vërshime në këtë qytet, uji i ujësjëllsit  nuk është i pijshëm.

Përmes një postimi, komuna ka bërë të ditur se Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren ka rekomanduar se momentalisht uji të mos përdoret pasi është jashtë parametrave të lejuar.

Tutje, thuhet e njëjta këshillë vlen edhe për familjet të cilat furnizohen nga puset.

Njoftimi i plotë i Komunës së Malishevës:

IRSHP-Uji jo i përdorshëm për pije në territorin e Malishevës

Malishevë, 9 janar

Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, pas analiza të bëra të ujit për pije, me kërkesën e Komunës së Malishevës, për sistemet e ujësjellësve në Malishevë, ka rekomanduar që momentalisht uji të mos përdoret për pije, pasi është jashtë parametrave të lejuar, si pasojë e ndotjes nga vërshimet.

Për këtë gjë është njoftuar edhe njësia e Hidroregjionit Jugor, të cilët janë rekomanduar të marrin masat e nevojshme, për pastrimin e ujit, ndërsa këshilla e njëjtë vlen edhe për familjet të cilat furnizohen nga puset, pasi momentalisht rekomandohet të mos përdoret uji për pije, deri në një njoftim tjetër.

 

Malisheva apel për kujdes pas vërshimit të rrugëve