Foto: Facebook

Pas vendimit të Qeverisë, bllokohet rruga që çon në Grykë të Rugovës

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për t’i mbyllur të gjitha parqet e Kosovës, ka nxjerrë Policinë e Pejës në rrugë, e cila nuk po lejon asnjë veturë të kaloj në rrugën që çon për në parkun nacional të Rugovës.

Rugova është vend malor turistik në rajon e Dukagjinit që vizitohet shpesh nga qytetarët, e sidomos vikendeve.

Mirëpo, për shkak të përballjes me virusin COVID-19, Qeveria ka vendosur që vizitimi i këtyre vendeve të mënjanohet deri në kalimin e kësaj situate.

Këtë njoftim e ka dhënë edhe Komuna e Pejës.

Ju bëjmë thirrje që mos të niseni për gryken e Rugovës as në ecje në këmbë e as me automjete sepse Policia e Kosovës ju kthen mbrapa! Vetëm banorët autokton të Rugovës të cilët e vërtetojnë që janë banorë mund të kalojnë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.

Coronavirus: Mbyllen të gjitha parqet në mbarë Kosovën

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

.