Pas thirrjes telefonike, avokati Tomë Gashi pranon edhe email nga Gjykata Speciale

Avokati Tomë Gashi thotë se pasi ka refuzuar kërkesën që të paraqitet në zyrat e Policisë së EULEX-it në Prishtinë, ka marrë një email nga Gjykatësi Special, Nikollas Guillou.

“Pas insistimit tim për takim qe me hetues të Prokurorisë Speciale, apo zyrtare të Gjykatës Speciale të takohemi në zyrat e OVL të UÇK-së, apo në zyrën time, dhe pas refuzimit të tyre sot kam pranuar një  email nga gjyqtari i Gjykatës Speciale z. Nikollas Guillou i lëshuar me kërkesë të prokurorit  Jack Smith”, ka shkruan avokati Gashi në Facebook.

Sipas tij në emailin e marrë thuhet kështu: “Më  është urdhëruar, si përfaqësues i Organizatës të Veteraneve te UÇK-së, për vendimin të datës  25 Shtator 2020, ku kërkon nga OVL-UÇK te informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shpërndaje asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale”.

Gashi thotë se ky vendim është tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit  te OVL te UÇK-së, kjo vërteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme janë te Gjykatës Speciale.

“Z. Gucati dhe z.Haradinaj  janë arrestuar me datën 25 shtator 2020,ndersa Gjykata Speciale ka mandat vetëm për krimet e luftës dhe krime te tjera  periudhën kohore 1998 – 2000. Me qene se vendimi është i datës 25 shtator 2020, ndërsa arrestimet janë kryer me 25 shtator. Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe z.Gucati është e kundërligjshme dhe ata duhet te lirohen menjëherë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se deri më 25 shtator publikimi i dokumenteve  nga OVL -UÇK nuk mund të konsiderohet i jashtëligjshëm.

“Prokuroria speciale ne Hage duhet ta hetoj vetveten dhe Gjykatën Speciale, se si kane rrjedhur këto dokumente.  Rrjedhja e këtyre dokumenteve nga Gjykata Speciale/Prokuroria Speciale tregon se sa serioze është kjo gjykatë dhe kjo prokurori qe i akuzon vetëm pjesëtarë e UÇK-së, por nuk i akuzon zyrtaret e vet për skandal të krijuar nga vet ata !”, ka thënë Gashi.

KALLXO.com ka raportuar më 25 shtator në lidhje me bastisjet e Policisë së EULEX-it në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës në selinë qendrore në Prishtinë.

Aksioni i EULEX-it zgjati më shumë se dhjetë orë ndërsa përveç disa materialeve të konfiskuara, u arrestuan edhe Kryetari i organizatës, Hysni Gucati si dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet edhe seanca e Gucatit.

Çka ndodhi sot gjatë bastisjes së EULEX-it në zyret e OVL-UÇK-së