Pas tërmeteve në Shqipëri, gjimnazistët e Mitrovicës kthehen në shtëpi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se gjimnazistët e kësaj komune janë kthyer në shtëpi.

Vendimi për këtë është marrë nga Komuna pas tërmeteve të fuqishme të ndodhura gjatë ditës së djeshme  dhe sotme në Shqipëri.

Bahtiri përmes një publikimi në Facebook u ka kërkuar falje nxënësve, por sipas tij e gjithë kjo është bërë për sigurinë e tyre.

“Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë. Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë. Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’ rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi. Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë”, ka shkruar Bahtiri.

Një nxënës mitrovicas ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto që tregojnë se si nxënësit kanë dalë natën jashtë hotelit ku kanë qëndruar për të hipur në autobusë dhe për t’u kthyer në Kosovë.

Siç kanë njoftuar mediat shqiptare, tërmeti i fundit goditi Shqipërinë sot në orën 09:05 dhe ishte me magnitudë 3.5. Epiqendra e tërmetit ishte 31 km në perëndim të Tiranës, dhe 2 kilometër në veri të Durrësit. Tërmeti goditi në një thellësi prej 20 kilometrash.

Pas tërmetit, Rama kërkon inspektim të detajuar të çdo pallati

Pas tërmetit të djeshëm të fuqisë 5.8 ballë të Rihterit, i cili la dhjetëra të lënduar, në Shqipëri ka pasur dridhje të tjera të tokës gjatë natës. Së paku 6 tërmete kanë dridhur Shqipërinë që nga mesnata deri në ora 7:00.

Edhe gjashtë tërmete e goditën Shqipërinë pas mesnate (FOTO)

.