Pas takimit me presidenten, Escobar takohet me Konjufcën

Pasi takoi presidenten e Kosovës, i dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, po zhvillon takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kjo vizitë e Gabriel Escobar vjen vetëm një ditë para takimit që pritet të ndodh në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,  në rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.