Pas takimit me Kurtin e Vuçiqin, Lajçak: Procesi i dialogut do të vazhdojnë në ditët në vijim

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak përmes një njoftimi të shkurtër në tëitter ka treguar rreth takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka thënë se me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, ka zhvilluar diskurime të thella reth opsioneve për progres në dialog.

“Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të presidentit francez dhe kanelarit gjerman, kam zhvilluar diskutime të thella me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të eksplokuar opsionet për progres në dialog”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka shtuar se procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Zyrtari gjerman dhe ai Francës erdhën edhe në Kosovë para vizitës në Beograd pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.