Pas sulmit në Ibër Lepenc, uji tashmë mund të përdoret për pije
Uji nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije, pas sanimeve të shumta si pasojë e sulmit në Ibër Lepenc.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
“Që nga dita e parë e ngjarjes në kanalin Ibër-Lepenc, datë 29.12.2024, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë (QRSHP) ka forcuar monitorimin e ujit për pije në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU ”Mitrovica”, në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj”- thuhet në njoftim.
Siç bën të ditur instituti janë kryer 100 mostra të ujit për analiza fiziko-kimike, 100 për analiza bakteriologjike si dhe 13 mostra për analiza në metale të rënda (në ujin e pa trajtuar dhe ujin nga rrjeti shpërndarës).
“Rezultatet laboratorike nga dy laboratoret , IKSHPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriuPrandaj bazuar në këto rezultate: Uji që nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije”.
IKSHPK i rekomandon KRU “Mitrovica” dhe KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes bazuar në UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.
IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë tërë kësaj periudhe dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt të cilësisë së ujit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
Tutje, apelon te qytetarët që t’i referohen vetëm informatave zyrtare të IKSHPK-së dhe KRU-ve përkatëse.
Se uji nga sot më (09.12.2024) mund të përdoret për pije, e konfirmoi edhe Kompania Rajonale Ujëjellësi “Mitrovica”.
Kompaninë falenderon të gjithë bashkëpunëtorë që dhanë kontributin e tyre në tejkalimin e situatës kritike dhe po ashtu falenderojmë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre.
Një sulm terrorist e kishte dëmtuar kanalin e ujit të Ibër- Lepencit duke lënë pa ujë disa qytete dhe duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike e ngrohje.
Shpërthimi që ka ndodhur më 29.11.2024 në kanalin e ujit të Ibër- Lepencit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut ishte cilësuar nga Qeveria e Kosovës si sulm terroristKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se sulmi është kryer nga grupe terroriste.
“Unë nuk i kam emrat e atyre që e kanë vënë detonimin. Por, unë e di një gjë, se elemente të tilla kriminale, qofshin edhe zyrtarisht anëtarë të Mbrojtjes Civile, Brigadës Civile, ata e kanë mbështetjen dhe dirigjimin nga Beogradi zyrtar.”– kishte thënë Kurti.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka mohuar që Serbia ka lidhje me sulmin në kanalin Ibër- Lepenc në komunën e Zubin Potokut.
Për sulmin në kanalin e Ibër- Lepencitdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Gazmend Hoxha, ka thënë se është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit, nga 15 deri në 20 kilogramë, i cili dyshohet se është aktivizuar me detonator mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme.
“Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalin e Ibër- Lepencit, si pasojë e të cilave është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe lokalitete si dhe duke rrezikuar tej mase edhe furnizimin me energji elektrike apo edhe rrezikun me pasoja më të rënda për avari në sitemin energjetik të Republikës së Kosovës”- shprehur Hoxha.
Pas shpërthimit, Këshilli i Sigurisë së Kosovëska mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme më 30.11.2024, në ora 01:30h.
Në mbledhje, sipas një komunikate për media,, u fol për ndërlidhjen e mundshme të rastit të djeshëm, me një sulm të ngjashëm rus në Ukrainë javën e kaluar. Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe masat emergjente që janë marrë dhe po merren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.
Ndërkohë, ekipe të Misionit Paqeruajtës të NATO në Kosovë, KFOR, KFOR, kanë dalë më 30.11.2024në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar më 30.11.2024 se pavarësisht dëmtimit që shpërthimi shkaktoi në kanalin e Ibër- Lepencit, kanë arritur që të sigurojnë energji elektrikepër vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”.
Këtë sulm e kanë dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian. Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, e ka dënuar po ashtu shpërthimin në Zubin Potok.
Arrestimet në lidhje me sulmin në Ibër Lepenc
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme e pajisje tjera lidhur me rastin e ndodhur më 29.11.2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potok, respektivisht në pjesën e kanalit të “Ibër- Lepencit’.
“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”- nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”- nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK, “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve”- nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK”- thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale ka thënë se dy të shoqëruarëve iu është caktu masa e ndalimit.
“Me vendim të prokurorit, dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar. Për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M. nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Dragisha Viqentijeviqit, i arrestuar nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmin terrorist. Caktimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar mbrojtësi i të pandehurit, avokati Millosh Delloviq, i cili ka thënë se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë.
Sipas Prokurorisë, me veprimet e tij Viqentijeviq po dyshohet se kreu veprën penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike. Gjatë bastisjes, në shtëpinë e tij u gjetën edhe armë e municion, për ç’arsye Prokuroria po e ndjekë edhe për armëmbajtje pa leje.
Ndërkaq, me 02.12.2024, Policia e Kosovës bëri të ditur se më 01.02.2024 ka arrestuar edhe një person të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit.
Sipas Policisë, i arrestuar është me personi me inicialet J. V. nën dyshimin se mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër- Lepencit.
“Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore, më datën 01.12.2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”– thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit J.V., në të cilën janë gjetur e sekuestruar si dëshmi katër granate dore, një pushkë gjuetie, mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të armës AK-47, një karikator i pushkës së gjatë, një radiolidhje, një palë dylbi, një kamerë kamufluese, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.