Gruri, Foto: Pixabay
Pas subvencionimit të bujqve, Ministria e Bujqësisë kërkon që të mos rriten çmimet e produkteve
Ministria e Bujqësisë ka kërkuar që të mos ngritët çmimet e bukës dhe produkteve të tjera, për të cilat janë ndarë 52 milionë subvencione nga bujqit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit janë mbjellë 51,282.96 hektarë grurë, me një rritje prej 15.55 % prej vitit të kaluar.
Pasi këto produkte janë duke u subvencionuar ministria ka kërkuar “të reflektojë tek mos-rritja e çmimeve në treg, duke mos cënuar kështu xhepin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Rritja e përkrahjes direkte të bujqve përmes subvencioneve, duhet të reflektojë tek mos-rritja e çmimeve në treg, duke mos cënuar kështu xhepin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e ministrisë së Bujqësisë.
Furrëtarët e Gjilanit kanë ngritur çmimin e bukës nga 50 centë, në 60 centë.
Nga Shoqata e Mullisëve kanë deklaruar se çmimi i miellit është më lirë se sa para disa kohësh.
Shoqata e Mullisëve reagon pas çmimi i bukës në Gjilan u rrit në 60 centë
Ndërsa Inspektorati i Tregut ka njoftuar se tashmë ka nisur hetime për këtë ngritje të çmimit të bukës.
Po ashtu kryeministri Kurti deklaroi dje se Qeveria e Kosovës është duke e trajtuar çështjen e ngritjes së çmimit.
Kurti paralajmëron masa pas rritjes së çmimit të bukës në Gjilan