Ilustrim

Pas shumë vitesh hiqet homologimi për veturat e reja

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është larguar Homologimi për automjetet e reja.

Ky njoftim i Ministrisë së Infrastrukturës është publikuar një ditë pasi që Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njoftoi se është hequr homologimi i automjeteve.

“Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Në këtë komunikatë thuhet se ky vendim është marrë nga Ministri Pal Lekaj për të lehtësuar procedurat dhe për të ulur koston që paguajnë qytetarët.

Procesi i homologimit deri më tani është kryer nga vetëm nga kompania “Eurolab” që e ka pasur monopolin në homologim.

Ky monopol ishte trashur vitin e kaluar përmes një Udhëzimi Administrativ për të cilën ekskluzivisht kishte raportuar Drejtësia në Kosovë.

Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trashë edhe më shumë monopolin e homologimit. Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duke ia caktuar edhe shumën që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktik mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo, më shumë se 1 vit më vonë, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë kishte reagur në lidhje më këtë Udhëzim Administrativ, pastaj edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Më 1 korrik të këtij vitit, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezolutën që kërkonte heqjen e monopolit në homologim.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për heqjen e monopolit në homologim

.