Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të Kongresit amerikan, ndërsa i duhet të sigurojë fitoren e të paktën 6 vendeve të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve për të marrë drejtimin e saj.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 ligjvënës ndërsa deri më tani republikanët kanë siguruar 212 vende, kurse demokratët 200. Nëse konfirmohet një shumicë republikane kjo i siguron presidentit të zgjedhur Donald Trump mundësi të lehta për të miratuar legjislacione që përfaqësojnë zotimet që ka bërë gjatë fushatës.
Republikanët tanimë e kanë siguruar shumicën në Senat duke fituar 53 vende nga 100 sa ka në tërësi.
E vetmja garë deri pasditen e së shtunës (09.11.2024), ku nuk është përcaktuar ende fituesi, është ajo për senatorin që do të përfaqësojë Arizonën. Demokrati Ruben Gallego ka epërsi prej 1.1 % kundrejt republikanes Kari Lake./ VoA