Ilustrim

Pas shkollës "Këlmend Rizvanolli", edhe dy shkolla të tjera do të fillojnë mësimin në Gjakovë

Cikli i ulët në dy shkolla fillore të Gjakovës, “Emin Duraku” dhe “Fehmi Agani”, do të fillojnë mësimin nesër në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumanova – Baçi.

“Tani kam marrë informacion zyrtarisht, të shkruar nga dy shkolla të tjera, shkolla fillore të mesme të ulëta “Emin Duraku” dhe “Fehmi Agani” dhe kanë vendos që të fillojnë që nga nesër vetëm cikli ulët” – ka thënë ajo.

Kumanova-Baçi ka bërë të ditur se pesë mësuese në shkollën “Mustafë Bakia“ në Gjakovë kanë filluar mësimin më 12 shtator 2022.

Ndërsa sot ka filluar mësimi në shkollën fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë.

Viti shkollor 2022/23 ishte paraparë të fillonte gati dy javë më parë, më 1 shtator.

Por, për shkak të grevës së përgjithshme që ka filluar nga 25 gushti, mësimi ende nuk ka filluar.