Foto: KEK

Pas shkarkimit të Njazi Thaçit, shpallet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut, në mbledhjen e parë të rregullt të mbajtur sot, me vendim unanim kanë vendosur për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv në këtë ndërmarrje.

Në komunikatën për media, Bordi i përkohshëm ka shprehur gatishmërinë që të sigurojë një proces shumë transparent në të cilin do të zgjidhet vetëm kandidati/ja i/e cili dëshmon aftësitë profesionale të kërkuara sipas kritereve të paraqitura në konkurs.

“Si rrjedhojë, bazuar në ligjin NP-ve, ligjin e punës dhe rregulloret e brendshme të korporatës, Bordi i përkohshëm ka marr vendim që të fillojnë procedurat për hapjen e konkursit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Për më tepër, Bordi i përkohshëm thekson se qëllimi i konkursit është të ofrojë mundësinë e konkurrencës për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret profesionale të kërkuara në konkurs” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bordi ka bërë të ditur se për periudhën tranzitore në këtë pozitë kishin shqyrtuar disa kandidat nga menaxhmenti i lartë i KEK sh.a dhe sipas kritereve përzgjedhëse, ishte emëruar Luigj Imeri. Ndërsa tani përmes procedurës së hapur dhe konkurruese u ofron të gjithëve mundësinë për të aplikuar.

“Më këtë rast, Bordi i përkohshëm inkurajojmë të gjithë punonjësit e korporatës si dhe kandidatët e tjerë të cilët mendojnë se i plotësojnë kushtet e kualifikimit dhe kriteret e tjera te përcaktuara me konkurs të aplikojnë për pozitën e Kryeshefit Ekzekutivë të KEK”, thuhet tutje aty.

Më 24 prill Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi.

Po ashtu, në po atë mbledhje, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Bordi i Kundërligjshëm i KEK-ut