Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas shkarkimit të drejtoreshës së Arsimit, Hyseni anulon edhe konkursin për rekrutim të mësimdhënësve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pas shkarkimit të drejtoreshës së Arsimit, Selvete Sylejmani, ka thënë se konkursi për rekrutim të mësimdhënësve do të anulohet dhe kthehet në pikën zero.

Hyseni ka thënë se barazia dhe drejtësia janë dy parimet që përcjellin punën e kabinetit të tij, duke garantuar se nuk do të lejojë shkeljen e tyre.

“Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë” –  ka shkruar ai në Facebook.

Sot kryetari i Gjilanit ka marrë vendim që ta shkarkojë drejtoreshën e Arsimit në këtë Komunë, Selevete Sylejmani.

Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan