Pas shfuqizimit të Ligjit për Paga, qeveria formon grup punues

Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e sindikatave ka thënë se do të formojnë grup punues për të proceduar në Kuvend, Ligjin e Pagve, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtuetuese për shfuqizimin e këtij ligji.

“Sa i përket ligjit të pagave, vendimet e gjykatave nuk diskutohen por pranohen. Qeveria menjëherë do të formojë grupin punues për të proceduar në kuvend ligjin e pagave, duke marrë parasysh argumentet që i ka shfrytëzuar gjykata. Në këtë do të përfshihen të gjitha këto sindikata. Problemet janë të mëdha si te arsimi, shëndetësia, policia, për sigurime shëndetësore, pagesat për ushqim, pensionimi i parakohshëm,” ka thënë Kryeminstri Hoti.

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik ka theksuar se ka nene të tij që nuk janë në përputhshmëri me disa nene të Kushtetueses së Kosovës.

Gjykata ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë në harmoni me gjetjet e aktgjykimit.