Pas seancës gjyqësore, e dyshuara e sulmoi fizikisht avokatin

Një avokat është sulmuar fizikisht pas përfundimit të një seancë gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

Lidhur me sulmin fizik ndaj avokatit është arrestuar një grua.

Arsyet e sulmit ndaj avokatit nuk janë bërë të ditura.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur gjatë një seancë gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:34 minuta.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte për 48 orë.