Pas Rusisë, UEFA dënon edhe Bjellorusinë

UEFA ka vendosur që pas shtetit të Rusisë ta dënojë edhe shtetin e Bjellorusisë.

Ky vendim është bërë i ditur nga faqja zyrtare e UEFA-së në Twitter.

“Të gjitha klubet dhe ekipet kombëtare bjelloruse që garojnë në garat e UEFA-s do t’u kërkohet të luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi në vende neutrale me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se asnjë shikues nuk do të marrë pjesë në ndeshjet në të cilat skuadrat nga Bjellorusia janë mikpritëse.

Ditë më parë UEFA kishte dal me një deklaratë lidhur me situatën në Ukrainë pas sulmeve të Rusisë.

Një ditë më pas UEFA kishte vendosur që kombëtarët e Ukrainës dhe Rusisë të zhvillojnë në vende neutrale.

Më 28 shkurt FIFA kishte vendosur që të pezullojë të gjitha kombëtaret dhe klubet ruse nga të gjitha garat.