Pas reagimit të Bekim Jasharit, largohet baneri në Prishtinë

Baneri ‘Heroinat Shqipëtare’ është larguar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, pasi për këtë kishte reaguar Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Pjesë e banerit ishte motra e kryetarit, Besarta Jashari.

“Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari. Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartës, për qëllime të caktuara politike”, pati shkruar Jashari.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ ku vërehet se baneri tashmë është larguar nga aty.

Krah Jasharit ndodhen në fotografi edhe kandidatët e LVV-së për deputete, Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi, të dyja këto të mbijetuara të luftës së fundit në Kosovë.