Pas rasteve pozitive të reja me COVID-19 në Viti, kërkohet kujdes i shtuar

Gjatë ditës së sotme Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë, kanë mbajtur një takim pas konfirmimit të katër rasteve të reja të prekura nga virusi covid- 19.

Sipas njoftimit të komunës mbrëmë nga 10 mostra të testuara, katër persona në fshatin Stubëll e Epërme janë diagnostifikuar me koronavirus, dhe të gjithë janë raste kontakti nga një familjar i cili ishte diagnostifikuar ditë më parë me covid-19.

Gjatë këtij takimi, nënkryetari i kësaj komune,  Hasan Aliu ka thënë se rastet janë në rritje, prandaj ka kërkuar nga qtetarët kujdes të shtuar, sidomos në këtë kohën kur bëhet transferi i pensioneve dhe rritet frekuentimi në qytet dhe nëpër filialet e bankave.

´Gjatë këtij takimi është folur për vazhdimin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi pandemik por edhe për sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë. Gjithashtu u bë me dije se edhe gjatë ditës së djeshme është bërë pastrimi, klorifikimi dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme në veçanti në vendbanimet nga vijnë të infektuarit`, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Tutje në njoftim thuhet se në këtë takim ka marrë pjesë edhe komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, i cili ka bërë të ditur se qytetarët në përgjithësi po e respektojnë orarin e qarkullimit dhe deri tani nuk ka ndonjë problem në këtë drejtim.

Katër rastet e reja e kanë ngritur në 49 numrin e të infektruave në Komunën e Vitisë, kurse  3 prej tyre janë shëruar.

Rezultatet nga testimi i 172 mostrave për COVID-19