Biblioteka e Fakultetit të Filologjisë. Foto: Kallxo.com

Pas raportimit të KALLXO.com, zgjatet orari i leximit në bibliotekën e Filologjikut

Studentët e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” tashmë kanë mundësi që të shkojnë në bibliotekë dy orë më herët sesa zakonisht.

Kjo pas raportimit të KALLXO.com se ata po ankohen për orarin e shkurtër të kësaj biblioteke.

Enita Hyseni, përgjegjëse për këtë bibliotekë, konfirmoi për KALLXO.com se puna aty do të fillojë për dy orë më herët.

“Po, tash studentët mund të vijnë që nga ora 8:00. Biblioteka është e hapur”, tha Hyseni.

Orari i kësaj biblioteke ka qenë nga ora 10:00-17:00.

Kjo kohë konsiderohej e pamjaftueshme për studentët.

Këtë bibliotekë e menaxhon vetëm një punëtore dhe kjo është arsyeja pse mbahet vetëm një orar pune.