Pas raportimit të KALLXO.com, rregullohet këndi i lojërave në Parkun e Qytetit në Prizren - FOTO

Pas raportimit të KALLXO.com, komuna e Prizrenit ka rregulluar këndin e lojërave në Parkun e Qytetit në Prizren.

Në fillim të këtij muaji Kallxo.com raportoi për dëmtimin dhe mos mirëmbajtjen e këndit të lojërave në këtë park.

Pak ditë pas këtij raportimi, komuna kishte inspektuar parkun ku kishte gjetur një numër të konsiderueshëm parregullsish në mirëmbajtje dhe kishte urdhëruar operatorin që t’i rregullojë këto dëme në afat prej 15 ditësh.

Në kopjen e procesverbalit të dërguar nga Komuna thuhet se inspektimi në park është bërë pas e-mailit zyrtar nga KALLXO.com

Kurse nga disa foto të bëra sot shihet se këndi i lojërave në Parkun e Qytetit  është rregulluar.

Kendi i lojerave ne Parkun e Qytetit, Prizren
Kendi i lojerave ne Parkun e Qytetit, Prizren
Kendi i lojerave ne Parkun e Qytetit, Prizren