Pas raportimit të KALLXO.com rregullohen prishtjet në Gjinekologji

Më 21 janar të këtij viti, ekipi i KALLXO.com ka qenë në tualetet e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këto tualete nuk kanë qenë të furnizuara me sapunë e letra higjienike për të mirëmbajtur pastërtinë secili pacient.

Përveç kësaj në këto tualete pjesa e tavanit ka qenë e zhveshur e në vend të sapunit afër lavamanit ka qenë i vendosur një xhoker, i cili përveç pamjes së shëmtuar ia pamundësonte pacientëve t’i pastrojnë duart.

Mirëpo një gjë e tillë tashmë është rregulluar.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, ka dërguar fotografi  në adresën e KALLXO.com, në të cilën shihet se tavani është rregulluar, xhokeri është  larguar si dhe janë bërë furnizimet.

Drejtori gjatë emisionit ‘Kallxo Përnime’ pati premtuar se do t’i rregulloj këto tualete dhe një premtim të tillë ai e ka mbajtur.

FOTO:KALLXO.com
21.01.2022
FOTO: Jakup Ismajli 28.01.2022
FOTO:KALLXO.com 21.01.2022
FOTO:KALLXO.com 21.01.2022
FOTO:Jakup Ismajli 28.01.2022