Pas raportimit të KALLXO.com pastrohet trotuari në Vushtrri

Trotuari në rrugën, “Bedri Pejani” në Vushtrri tashmë është i kalueshëm.

KALLXO.com kishte raportuar ditë më parë se një pjesë e trotuarit në këtë rrugë ishte bllokuar si shkak i rrëshqitjes së dheut.

Por, rruga tashmë është pastruar pas raportimit të KALLXO.com.

Në fotografitë që qytetarët kanë dërguar në adresë të KALLXO.com shihet se tashmë rruga është liruar.

FOTO: Rruga Bedri Pejani Vushtrri 12 shkurt

Drejtori  për Urbanizëm në Komunën e Vushtrrisë, Berat Sadiku ka thënë për KALLXO.com se ata kanë pastruar trotuarin.

“Po, Komuna e ka pastru në bazë të kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve. Ndonëse dheu ka rrëshqitur nga një pronë private, por komuna ka intervenuar me të marrë informatën”, ka thënë Sadiku.