Pas raportimit të KALLXO.com, pastrohet deponia e bërllokut në Prizren

Ende pa u bërë 24 orë nga raportimi i KALLXO.com mbi mbeturinat e shumta në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ato janë larguar.

Sipas fotografive dhe videos që kallxuesit i kanë dërguar në adresë të  KALLXO.com shihen disa persona duke pastruar mbeturinat në mëngjesin e sotëm.

Sipas qytetarit, i cili i ka dërguar fotografitë, mbeturinat janë larguar nga punëtorët e tregut, i cili gjendet në këtë lagje.

KALLXO.com pasditen e djeshme raportoi se në afërsi të shkollës së mjekësisë, mbrapa tregut, gjendet një sasi e madhe e mbeturinave të cilat zakonisht digjeshin në mbrëmje duke shkaktuar kështu ajër të dëmshëm dhe erë të keqe.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.