Pas raportimit të KALLXO.com pastrohen mbeturinat në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj

Grumbulli i mbeturinave në trotuarin “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj është larguar.

Vetëm pak minuta pasi KALLXO.com raportoi se në këtë pjesë të qytetit të Ferizaj nuk janë pastruar mbeturinat, bërlloku u hoq shpejtë dhe trotuari u pastrua nga ekipet e mirëmbajtjes.

Këto mbeturina gjendeshin afër spitali të Ferizaj, mirëpo drejtori i spitalit, Jeton Zeqiri, tha për KALLXO.com se ato nuk i takonin spitalit pasi tha që ata e gjuajnë bërllokun prapa objektit të tyre.

Foto pas pastrimit të mbeturinave:

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.