Pas raportimit të KALLXO.com ndërrohet pritorja e prishur e autobusëve të trafikut urban

Pas raportimit të Kallxo.com, Komuna e Prishtinës ka ndërruar pritoren e prishur të autobusëve në lagjen ‘Bregu i Diellit’.

Në disa foto të siguruara nga Kallxo.com shihet se pritorja e prishur është zëvendësuar me një të re.


Muajin e kaluar është raportuar së kjo pritore ishte shkatërruar vetëm pak ditë pasi ishte vendosur.

Kallxo.com ka raportuar disa herë lidhur me cilësinë e dobët të pritoreve të reja të trafikut urban vendosja e të cilave është pjesë e planit të mobilitetit.

Vendosja e këtyre pritoreve në gjithë qytetin ende nuk ka përfunduar.

Shkatërrohen pritoret e reja të autobusëve në Prishtinë