Pas raportimit të KALLXO.com, mjekët e Vitisë vizitojnë kroatin në fshatin Vërnez

Petar Periq nga Vërnezi i Vitisë jeton i vetëm në kushte të mjerueshme në një shtëpi pa rrymë e ujë.

Kallxo.com raportoi ditë më parë për kushtet e vështira në të cilat po jeton Periq.

Pas raportimit të KALLXO.com, një ekip i mjekëve nga Vitia vizitoi Periqin.

Komuna e Vitisë, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se një ekip mjekësor nga Qendra Kryesore Mjekësisë Familjare (QKMF-së) në Viti ka vizituar sot qytetarin kroat që jeton i vetëm në fshatin Vërnez.

“Gjatë vizitës përpos shëndetit të tij, është diskutuar edhe me kushtet në të cilat jeton. Në konsultë me institucionet komunale janë munduar që të bindin qytetarin që të ndërroj vendbanim, ku do të mund t’i ofrohen kushte më të favorshme jetësore, mirëpo përkundër shumë tentimeve, nuk ka pranuar që të lëshoj shtëpinë e tij”- thuhet në njoftim

Kallxo.com ka raportuat për kushtet e mjerueshme në të cilat është duke jetuar banori i vetëm i fshatit Vërnez të Vitisë.

Pavarësisht moshës dhe kushte të vështira Periq nuk ishte vizituar apo ndihmuar nga institucionet komunale.