Foto: Komuna e Lipjanit

Pas raportimit të KALLXO.com, komuna nis ndërtimin e rrugës që lidh Lipjanin me Graçanicën

Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Lipjanit ka nisur ndërtimin e rrugës që lidh fshatin Lluga të Komunës së Lipjanit, me fshatin Radevë të Komunës së Graçanicës.

Kjo rrugë ishte premtuar nga kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti që nga viti 2013, para marrjes se mandatit te parë si kryetar në këtë komunë.

“Ndër projektet kryesore që do të doja të theksoja me këtë rast, është përmbyllja  e ndërtimit të asfaltimit në të gjitha fshatrat. Hapja e rrugëve të reja, siç është …Lluga- Radevë”, kishte thënë Ahmeti në zgjedhjet lokale 2013 në Emisionin Jeta në Kosovë, kur ishte pyetur se çka premton për Lipjanin.

Krypometri ka treguar se pas shtatë viteve rruga nuk ishte ndërtuar, ndërkaq pas këtij raportimit, sot kanë nisur punimet.

Komuna e Lipjanit në një përgjigje për KALLXO.com pari thënë se projekti është në procedurë prokurimi dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i kontratës dhe fillimi i punimeve.

Lipjan, ende e pashtruar rruga që u përmend nga Kryetari 7 vite më parë