Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Skenderajt rregullon shtyllën e ndriçimit publik

Komuna e Skenderajt e ka rregulluar shtyllën e ndriçimit publik në rrugën “Merita Murtezaj” për të cilën KALLXO.com raportoi në fillim të muajit gusht.

KALLXO.com ka raportuar se bazamenti i kësaj shtylle ka dalë i tëri mbi sipërfaqe, përveç një gypi të hollë që është ende i lidhur në tokë.

Kësisoji, ajo rrezikonte edhe të binte.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga shtylla elektrike tashmë e rregulluar.