Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Prishtinës i përfshinë edhe mediat e shkruara në subvencionim

Pas raportimit të KALLXO.com për diskriminimin e mediave në kriteret e vendosura për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, sot janë ndërruar kriteret dhe përfitues pritet të jenë edhe mediat e shkruara dhe ato online.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dje njoftoi se si komunë kanë vendosur t’i ndajnë 100 mijë euro për t’i ndihmuar mediat për shkak të problemeve financiare me të cilat janë përballur ato.

Mirëpo, në kriteret e përmendura për ndarjen e subvencioneve ishin përfshirë vetëm ato media që janë anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. E këtu nuk hyjnë mediat e shkruara, por vetëm televizionet dhe radiot.

Mirëpo, njoftimi i mbrëmshëm i kryetarit Ahmeti është edituar sot duke i përfshirë edhe anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

“Ne kemi vendosur që mediat me bazë/zyre/lokacion në Prishtinë të ndihmohen me një fond prej 100,000 euro.  Nesër bëhet thirrje ku mediat ndahen në tri kategori bazuar në numrin e punëtorëve që kanë nën 8 (tetë) punëtorë, nga 8-50 punëtorë dhe mbi 50 punëtorë”, kishte shkruar Ahmeti mbrëmë në profilin e tij në Facebook.

Ahmeti ndan grante për mediat e Prishtinës, kriteret diskriminojnë mediat online