Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Lipjanit e asfalton rrugën Lluga-Radevë
Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Lipjanit këto ditë ka asfaltuar rrugën që lidh fshatin Lluga të Lipjanit me fshatin Radevë të komunës së Graçanicës.
KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
Në tetor të vitit të kaluar, pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Lipjanit ka nisur ndërtimin e rrugës që lidh këto dy fshatra.
Kjo rrugë ishte premtuar nga kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti që nga viti 2013, para marrjes se mandatit të parë si kryetar në këtë komunë.
“Ndër projektet kryesore që do të doja të theksoja me këtë rast, është përmbyllja e ndërtimit të asfaltimit në të gjitha fshatrat. Hapja e rrugëve të reja, siç është Lluga- Radevë”, kishte thënë Ahmeti në zgjedhjet lokale 2013 në Emisionin Jeta në Kosovë, kur ishte pyetur se çka premton për Lipjanin.
Krypometri kishte matur se pas shtatë viteve rruga nuk ishte ndërtuar, ndërkaq pas raportimit, kanë nisur punimet vitin e kaluar.