Pas raportimit të KALLXO.com, IPK grumbullon informata për prezencën e policit gjatë plagosjes në Duplex 

Inspektorati policor ka nisur grumbullimin e informatave për zyrtarin policor që ishte prezent gjatë plagosjes në hyrje të klubit të natës ‘Duplex’.

KALLXO.com mëngjesin e sotëm ka publikuar video nga plagosjen e cila ka ndodhur më 9 nëntor, në Prishtinë, ku shihet një zyrtar policor në vendin e ngjarjes.

Nga filmimet e kamerave të sigurisë, M. B. zyrtar policor shihet se gjatë gjithë kohës është prezent në vendin e ngjarjes ku u plagosën 4 persona.

Pas publikimi të kësaj video nga KALLXO.com, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se  Departamenti i Hetimeve ka kërkuar informacione nga Policia Kosovës lidhur me veprimet apo mos veprimet eventuale nga zyrtarët policorë që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes sipas detyrës zyrtare apo edhe jashtë detyrës zyrtare.

“Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë analizuar këto informacione si dhe disa video-incizime që janë siguruar nga kamerat e sigurisë në vendin e incidentit. Ky rast, bazuar edhe në  ligjin të IPK-së është iniciuar sipas detyrës zyrtare (ex officio). Më 18 nëntor nga IPK është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë të Njësive të Specializuara me inicialet G.P dhe I.H deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar për rekomandimin e IPK-së, për suspendimin e dy zyrtarëve policor.

Pamje nga kamerat e sigurisë, plagosjet në ‘Duplex’

Këta janë policët e suspenduar për përleshjen te ‘Duplex’