Shtrimi i zhavorit në rrugën "Nuredin Hajzeri" në Mitrovicë të Jugut Foto: KALLXO.com, 10.12.2024

Pas raportimit të KALLXO.com, fillon rregullimi i rrugës në Mitrovicë të Jugut

Dy muaj pas raportimit të KALLXO.com për gjendjen e rrugës “Nuredin Hajzeri” në lagjen Ilirida të Mitrovicës së Jugut, ka filluar rregullimi i rrugës me zhavor.

Banorët e zonës, të cilët kishin përjetuar vështirësi të vazhdueshme për shkak të baltës, pluhurit dhe gropave, tani po shohin një shpresë të re për një përmirësim të infrastrukturës rrugore.

Ky proces i rregullimit me zhavor është bërë pas raportimit të KALLXO.com më 17.10.2024, ku banorët, të cilët kërkuan të mbeten anonim, kishin shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen e mjerueshme të rrugës.

KALLXO.com kishte kontaktuar Komunën e Mitrovicës së Jugut, drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, i cili kishte shpjeguar se rregullimi i rrugës do të bëhej sipas mundësive të buxhetit të komunës.

Ai kishte shtuar se “me planifikimin e buxhetit për vitin 2025, pritej që puna të fillonte në fillim të vitit të ri, duke e përfunduar në një kohë të shpejtë”.

Mirëpo, më 10.12.2024, Komuna ka filluar të shtrojë me zhavor këtë rrugë.

KALLXO.com, sjell pamje nga punimet në këtë rrugë.

Shtrimi i zhavorit në rrugën “Nuredin Hajzeri” në Mitrovicë të Jugut
Foto: KALLXO.com, 10.12.2024

 

Shtrimi i zhavorit në rrugën “Nuredin Hajzeri” në Mitrovicë të Jugut
Foto: KALLXO.com, 10.12.2024