Pas raportimit të KALLXO.com fillon rindërtimi i rrugës në lagjen Qëndresa (FOTO)

KALLXO.com më 26 shkurt të këtij viti pati raportuar për dëmtimet në rrugën “Besim Ndreca” në lagjen Qëndresa në Prishtinë.

Rreth tre muaj pas raportimit, rruga ka filluar të rregullohet. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave në Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit, rruga ka një gjatësi prej 880 metrave dhe gjerësi prej 5.5 metrash e në të cilën është paraparë të bëhet edhe shtegu për këmbësor.

“Punimet e parapara: demolimi i asfaltit ekzistues, vendosja e dy shtresave të asfaltit, sinjalizimi horizontal, ndërtimi i shtegut të këmbësorëve me gjatësi 550 metra”, thuhet në njoftim.