Pas raportimit të KALLXO.com fillon pastrimi i mbetjeve pas djegies në 'Super Viva'-s në Lipjan

KALLXO.com sot ka raportuar për mbetjet e ushqimit pas djegies së “Super Viva” në Lipjan 10 ditë më parë.

Raportimi pati impakt shumë të shpejtë.

Komuna e Lipjanit menjëherë doli në vendin e ngjarjes dhe filloi pastrimin e ushqimit të djegur në objektin e ‘Super Viva’, për të cilën u ankuan qytetarët se era e rëndë ka vështirësuar jetën e tyre.

“Filloj pastrimi i vendit të ngjarjes. ATK ka pranuar vlerësimin që e bën Inspektorati i Komunës tonë”, thuhet në përgjigjet e komunës së Lipjanit.

Video është dërguar nga Komuna e Lipjanit në adresë të KALLXO.com.

Banorët ankohen se ushqimet e djegura në ‘Super Viva’ në Lipjan kundërmojnë – VIDEO