Pas raportimit, Policia legjitimon monitoruesit e KALLXO.com në Lipjan - VIDEO

Pas raportimit të KALLXO.com se zyrtarë policorë janë duke qëndruar brenda qendrave të votimit në Lipjan, një zyrtar policor kërkon legjitimimin e ekipit në fshatin Poturovc.

 

Në qendrën e votimit në Poturovc të Lipjanit me numër 1327e, një zyrtar policor ka kërkuar kartelën e vëzhguesit nga njëra prej vëzhguesve të KALLXO.com, me arsyetimin se i duhet të bëjë nje raport.

Veprimi i  policit është  lejuar edhe nga menaxheri i qendrës, drejtori i shkollës Enver Fazliu.

Zyrtari policor ka thënë se e kanë për detyrë tëe bëjnë raport për të treguar se çfarë kanë bëtë gjatë ditës.

Ai u shpreh se të dhënat e vëzhgueses të KALLXO.com, nuk do t’i dërgojë në Hagë, duke ironizuar me vëzhguesit.

“Unë isha duke ngrënë ushqim dhe këtë punë për raport e përfundova këtu sepse nuk mund ta kryej jashtë. Raporti kërkohet prej çdo zyrtari policor në fund të ndërrimit me kallxu çka ka bërë, kush ka qenë në monitorim. Nëse ti je këtu zyrtarisht, unë nuk ko me të çu ty në Hagë, duhet me kuptu ti këtë sen, kanë ardh të OSBE dhe kushdo që vjen e kam për detyrë me ia marr emrin dhe me cek në raport” ka deklaruar zyrtari policor në këtë qendër votimi.

Kurse, menaxheri i qendrës, Enver Fazliu tha se në këtë rast ai nuk ka kërkuar ndihmë nga zyrtari policor, por se polici ka marr të dhëna edhe nga vëzhguesit paraprak.

“Zyrtari ishte duke ngrenë bukë. Unë hyra aty që mos me i marr të dhënat në korridor. Ai (polici) kur m pa duke i shënu tha ‘kush janë këta’, unë i thash kështu-kështu, ishin një organizatë vëzhguese. Pastaj ai doli e shfrytëzoi rastin. Ai ka mundur edhe jashtë me të ndalë kur ke qenë t`u hy brenda, sepse nëse je monitoruese vëzhguese, apo anëtare s`mundesh më me dal jashtë, për ketë arsye”, tha ai duke shtuar se polici i ka ndalë edhe monitoruesit nga OSBE dhe të tjerët dhe i ka kontrolluar dhe i ka shënuar në raport të dhënat e tyre.