Pas raportimit në KALLXO.com, ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Skenderaj

Inspektorët e Punës gjatë inspektimit në një punishte në ndërtim të lartë në Skenderaj kanë hasur në parregullësi të mëdha.

Aty inspektorët gjetën se në punishte nuk kishte skele, vetëm në katin e fundit dhe ato të vendosura në mënyrë jo të duhur. Kësisoji duke rrezikuar edhe punëtorët.

Po ashtu, hapësirat e hapura – liftet ishin të hapura dhe në pllakat e kateve kishte hapësira të hapura dhe konstatuan se në këto punishte rrezikojnë punonjësit të bien nga lartësia.

Me vendim të inspektorëve të punës nga rajoni i Mitrovicës punimet u ndaluan.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes: