Pas raportimit në KALLXO.com, ATK në Gjilan gjen 15 punëtorë të padeklaruar

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet aksioni i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për mosdeklarimin  e 15 punëtorëve.

Inspektimi do të kryhet nga inspektorë, të cilët në mënyrë të befasishme do të kontrollojnë nëse në këtë biznes ka fakte që punëtorët punojnë pa kontrata.

Sipas Ligjit në ditën e parë të punës punëtori duhet të pajiset më kontratë të punës në të cilën shkruhen kushtet e marrëdhënies së punës, orari i punës, e drejta për pushim, mënyra e zgjedhjes së kontratës dhe kushte të tjera.

Javën që lamë pas në KALLXO.com është krijuar një hapësirë e veçantë ku secili prej jush që jeni dëshmitarë të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve mund t’i raportoni ato.