Pas raportimit në ‘Jeta në Komunë’ rregullohet ura në fshatin Gelancë të Suharekës

Problemi i dëmtimit të urës në fshatin Gelancë të Suharekës ishte njëra ndër çështjet që ishte ngritur në debatin “Jeta në Komunë” me kryetarin Bali Muharremaj më  20 tetor.

Mbrojtëset anësore të kësaj ure ishin të dëmtuara dhe kjo përbënte rrezik për banorët e asaj ane.

Megjithatë, disa javë pas këtij raportimi, kjo urë është rregulluar, përfshirë edhe mbrojtëset anësore. Kjo mund të shihet edhe në fotot e realizuara më 24 nëntor.

Pas raportimit në ‘Jeta në Komunë’ Bali Muharremaj e rregullon gjendjen në QKMF