Pas raportimeve të KALLXO.com, pastrohet QMF e demoluar në fshatin e Fushë Kosovës

Në korrik të vitit të kaluar fshatin Bardh i Vogël në Komunën e Fushë Kosovë hulumtimi i Jeta në Komunë, kishte paraqitur ambientet e një Qendre të Mjeksësisë Familjare, hapësirat e të cilës ishin të demoluara dhe me barna nëpër tokë.

KALLXO.com kishe raportuar lidhur me gjendjen e kësaj ambulance më 24 korrik të vitit 2020. Gjendja e njëjtë kishte vazhduar edhe më 12 nëntor 2020.

Por, pas vizitës që kishte bërë ekipi i KALLXO.com, më 23 mars 2021 gjendja e ambulancë kishte ndryshuar.

Edhe pse objekti mbetet ende me dyre e xhama të thyera, në ambientet e brendshme ajo ishte pastruar nga barërat dhe mbetjet tjera.

KALLXO.co, ka komunikuar edhe me Osman Magjerën, Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili ka thënë se pas raportimit në media, ambulanca është pastruar.

“Barnat janë heq moti, a pastrimi është bo më vonë nga ekipi i komunës”, ka thënë ai duke mos dhënë datë të saktë se kur është pastruar objekti.