Pas raportimeve në media, ndërpritet turneu i Mozzik-ut

Rep-artisti, Gramoz Aliu, i njohur për publik me emrin Mozzik sot ka filluar turneun e tij për shpërndarjen e albumit në qytete të ndryshme të Kosovës.

Mirëpo pas raportimeve nga ana e mediave për grumbullimin e qytetarëve në kundërshtim me masat e qeverisë, reperi ka njoftuar se Policia i ka dhënë urdhër që të ndërpritet turneu i tij. 

Shpërndarja e këtij albumi shkaktoi panik te qytetarët pasi që asnjë nga masat e Qeverisë për luftimin e pandemisë së COVID-19 nuk u respektua.

Pak më parë reperi në rrejtin e tij në Instagram tregoi se Qeveria e Kosovës ka vendosur të ia ndaloj turneun për shkak të përhapjes së coronavirusit.

Por me pas ai e ka ndryshuar postimin e tij, duke shkruar se është policia ajo që ka kërkuar ndërprerjen e aktivitetit te tij dhe jo qeveria siç kishte shkruar në postimin e parë.

 

  

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti muajin e kaluar pati kritikuar Policinë e Kosovës.

Ai u pati shpreh i pakënaqur me punën e tyre dhe Inspektoriatit Sanita.

Skandal – Në sy të Policisë Mozzik promovon albumin e tij në kohë pandemie