Pas protestës në shesh, Hoti takohet me gastronomët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka pritur për takim delegacionin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Sipas komunikatës, në këtë takim është diskutuar për vështërsit dhe gjendjen e sektorit të bizneseve gjatë peridhës së pandemisë COVID-19.

Tutje bëhet e ditur se Hoti ka shprehur gadishmërin e Qeverisë për të mbështetur të gjithë veprimtaritë ekonomike dhe bizneset në vend, në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë e krijuar.

“Kryeministri Hoti ka theksuar se masat e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, do ta lehtësojnë përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet tutje në komunikatë.

Gastronomët e Kosovës janë shprehur të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për mbylljen e lokaleve nga ora 21:00 deri në 05:00 në mëngjesë.

Ata sot kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke hedhur qelsa të bardhë para me mbishkrimet e qyteteve të Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në atë kohë e udhëhequr nga ish Kryeministri Albin Kurti kanë krijuar një pako Emergjente për të ndihëmuar disa kategori në vend, këtu duke përfshirë edhe gastronominë.

VIDEO – Gastronomët protestojnë para Qeverisë