Foto: Kallxo.com

Pas presionit vendor e ndërkombëtar, drejtori me aktakuzë i Haskukës jep dorëheqje

Drejtori për Financa në komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pasi është vënë në akuzë nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës.

Në një paraqitje para gazetarëve të hënën bashkë me kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka, Simitçi e falënderoi Haskukën për mundësinë për t’u sqaruar për publikun.

“Për hir të transparencës dhe llogarishënies, nga sot jap dorqëheqje nga pozita e drejtorit”, tha Simitçi.

Më 1 gusht, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Financave Ertan Simitçi për vepër penale të keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Simitçi akuzohet se në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në kohën kur kjo Komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së, në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e  Prizrenit  ka lidhur kontratë pa ndonjë procedurë të tenderimit me disa media

Aktakuza e prokurorisë është pranuar zyrtarisht në Gjykatën e Prizrenit dhe lënda pritet të caktohet tek gjyqtarët e Krimeve të Rënda për të filluar me procedurën pranë Gjykatës.

Ertan Simitçi vjen nga radhët e Partisë KDTP, e cila është në koalicion qeverisës bashkë me Vetëvendosjen, Nisma-n dhe LDK-në në Prizren.

Ditën e premte Kallxo.com ka raportuar se në dëgjimet publike për buxhetin 50 milionësh të vitit 2020 kryetari i Prizreni Mytaher Haskuka kishte marrë pjesë bashkë me drejtorin me aktakuzë Ertan Simitçi.

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit për kontratat me spote reklamuese

Po të njëjtën ditë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane duke mbështetur shoqërinë civile të cilat kishin kërkuar nga Haskuka shkarkimin e drejtorit me aktakuzë.

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit për kontratat me spote reklamuese

Sipas biografisë së publikuar në ëebfaqen e Komunës së Prizrenit, Simitçi pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin 2014 është emëruar për herë të parë drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit.

Nga data 16 janar 2018 ai është emëruar për herë të dytë në pozitën e Drejtorit.

Simitçi akuzohet se në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në kohën kur kjo Komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së, në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e  Prizrenit  ka lidhur kontratë pa ndonjë procedurë të tenderimit me disa media

E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj Zenel Ahmetajt për periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren, i cili atë kohë mbante postin e  Ud. Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e  Prizrenit.