Pas plagosjes me thikë të infermierit, kërkohet mbrojtje për punonjësit shëndetësorë

Ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK, Valbon Krasniqi, bashkë me përfaqësues të sindikatave e shoqatave të infermierëve dhe pacientëve, kanë vizituar infermierin që u sulmua dje me thikë në QKUK.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, pas intervenimit kirugjik gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin. Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë”, thuhet në komunikatë duke shtuar se është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

KALLXO.com ka raportuar të shtunën se një infermier i Urologjisë është plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit.