(Ilustrim) Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com
Pas përfundimit të trajnimit në Bosnje, njësitet e KFOR ridislokohen në Kosovë
KFOR ka njoftuar se tashmë njësitet e saj të cilat kanë përfunduar stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR “Quick Response 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë do të ridislokohen në Kosovë duke filluar nga 14.09.2024.
“Personeli dhe asetet e KFOR-it do të përdorin transportin tokësor. Kështu banorët vendas mund të presin të shohin një rritje të trafikut rrugor, duke përfshirë përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit”- thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Në anën tjetër të njëjtit kanë treguar edhe se përmes stërvitjes në “Quick Response 2024” trupat e KFOR-it dhe EUFOR-it kryen një sërë aktivitetesh të përbashkëta për të testuar procedurat e menaxhimit të krizave dhe gatishmërinë operacionale.
Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në Kosovë – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë”- përfundon njoftimi.